Kryqi i Kuq promovon vlerat humanitare, vullnetarët me mesazhe paqeje e tolerance

Vullnetarët e Kryqit të Kuq parakaluan edhe këtë vit, për të dhënë mesazhin e qartë, për paqe, tolerancë, mirëkuptim dhe bashkëjetesë. Ky aktivitet organizohet në kuadër të programit “Kryqi i Kuq në aksion – Promovimi i vlerave humanitare”, që shërben si mjet për tërheqjen dhe mbajtjen e vullnetarëve në Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

“Duam të tregojmë se vullnetarët tanë të rinj janë të pranishëm në shoqëri dhe japin mbështetje për gjithë atë që ndodh. Paraprakisht, ata krijuan pankartat kreative në të cilat të rinjtë dërguan porositë për bashkëjetesë, paqe, tolerancë dhe kyçje me të gjitha grupet e caktuara me të cilët punojmë gjatë gjithë vitit, e ata janë të rinjtë, vullnetarët nëpër shkolla, personat me nevoja të veçanta, praktikisht të gjithë ata që japin mbështetje gjatë gjithë vitit”,- tha një aktiviste e Kryqit të Kuq.

“Sot festojmë. Që dita e sotme të jetë ashtu siç dëshirojmë, kemi punuar me javë të tëra së bashku me të gjithë vullnetarët e Kryqit, kemi pasur punëtori kreative ku kemi punuar së bashku me personat me nevoja të veçanta dhe personat me paralizë celebrale”,- theksoi një aktiviste e Kryqit të Kuq.

Të rinjtë në kuadër të këtij programi marrin trajnime mbi vlerat e Kryqit të Kuq, mësojnë për kulturën si një sistem vlerash, për kulturën e dialogut si një parakusht themelor për ndërtimin e një shoqërie ndërkulturore, fitojnë njohuri praktike se si të hartojnë projekte të vogla në dobi të komunitetit dhe inkurajohen të përdorin kapacitetet e tyre për të ndihmuar kategoritë e prekshme.

Marketing