Kryqi në Kodrën e Diellit, Osmani: Pjesë e lojës së VMRO-së dhe Besës

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani e quan vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit lojë parazgjedhore mes Lëvizjes Besa dhe VMRO-DPMNE-së.

Marketing

“Mendoj se është pjesë e lojës parazgejdhore mesiguri e dakorduar mes forcave nacionaliste të cilat tentojnë që emocionet fetare ti keqpërdorin në një garë parazgejdhore që duhet të jetë garë për jetë më të mirë. Ata në mungesë të programeve të tilla, në mugesë të forces dhe kapacitetit që të garojnë në temën e politikave sociale, politikave ekonomike dhe BE-në tër fushatën e kufizojnë në disa tema që bazohen në tensione ndëretnike dhe ndërfetare.”, tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Marketing