Partitë politike me aktivitetet e tyre në terren po shmangin zbatimin e kornizës ligjore për procesin zgjedhorë, madje kështu kanë vepruar edhe akoma pa filluar fushata zgjedhore, thonë nga KShPK. Sipas tyre integriteti në procesin zgjedhor është jashtëzakonisht i rëndësishëm në zvogëlimin e korrupsionit.
“Kultura politike e cila po manifestohet tani nga ana e partive politike tregon për parregullsi të shumta dhe injorimin e kornizës ligjore e cila rregullon procesin zgjedhorë, ndërsa kjo është arsyeja kryesore për daljen sa më të ulët në zgjedhje që vë në pikëpyetje legjitimitetin e vetë procesit zgjedhorë.”,- deklaroi kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.
Nga Antikorrupcioni njoftuan se me 16-të monitorues do të mbykqyrin procesin zgjedhorë, ndërsa katër persona të tjerë do të përcjellin edhe transakcionet financiare të partive nga donatorët.
“Komisioni shtetërorë me mbështetje të fondacionit ndërkombëtarë për sisteme zgjedhore IFES ka siguruar 16-të mbikëqyrës të cilët do të jenë të angazhuar për të mbikëqyrur dhe monitoruar aktivitetet zgjedhore të të gjithë pjesëmarrësve në fushatë në 46 komuna dhe do ta mbikëqyrin paraqitjen e tyre dhe shpenzimin e mjeteve financiare.”,- tha anëtarja e KSHPK-së, Katica Nikolovska.
Deri më tani, në KSHPK kanë arritur 21 ankesa për veprime kundërligjore, nga të cilat, nëntë i referohen aktiviteteve të ndërmarra nga komunat, gjashtë veprimeve të paligjshme të personave përgjegjës në shkolla dhe pesë i referohen institucioneve të tjera shtetërore.