KSHZ: 11.788 persona kanë kontrolluar të dhënat në Listën Zgjedhore

Përfshi ditën e djeshme, 11.788 persona kanë kontrolluar Listën Zgjedhore, informojnë sot nga Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve, transmeton Alsat. Lista Zgjedhore do të mund të kontrollohet deri më 9 shtator, ndërkaq zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor.

Marketing

“Përfshi ditën e djeshme (03.09.2021), gjithsej 11.788 persona kanë kontrolluar të dhënat në Listën Zgjedhore, janë parashtruar 46 kërkesa për regjistrim në Listën Zgjedhore, 28 kërkesa për fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore dhe 22 kërkesa për ndryshime të të dhënave”, thonë nga KSHZ.

Nga KSHZ gjithashtu theksojnë se në e-mail adresën [email protected] janë dorëzuar 36 kërkesa.