KShZ, anëtarët nuk do të marrin kompensim shtesë për zgjedhjet lokale

Përveç pagave të rregullta anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk do të marrin kompensime shtesë për zgjedhjet lokale. Këtë vendim KSHZ e miratoi me plotësimin e Rregullores për kompensim të organeve zgjedhore për zgjedhjet lokale. Sipas Boris Kondarkos, anëtar i KShZ-së, bëhet fjalë për saktësim dhe plotësim të Rregullores.

Marketing

“Anëtarët e KSHZ-së përveç pagave tona të rregullta nuk do të marrim kurrfarë bonuese edhe pse kemi të drejtë për këtë.”,- tha anëtari i KShZ-së, Boris Kondarko.

Ndërkohë kompensimet për stafin tjetër të punësuar në KShZ, personat e angazhuar shtesë, anëtarët e KKZ-së dhe KZ-së mbeten. Këtyre u shtohen anëtarët e Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit.

Tarifa për KKZ dhe KZ është rritur për 25 për qind në komunat ku ka pasur rreth të dytë të votimit, si dhe për 20 për qind për organet zgjedhore në komunat ku kishte votim për të të sëmurëve dhe të pafuqishmëve. Përfitime shtesë do të ketë edhe për të punësuarit në KSHZ në sektorët rajonal dhe zyrat e KSHZ-së, si dhe për të punësuarit në MPB që e siguruan materialin e besueshëm dhe terminalet për gjurmë të gishtërinjve.

Ndërkohë, KShZ-ja sot i konfirmoi edhe rezultatet përfundimtare nga rrethi i dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të Dibrës që u mbajtën më 14 nëntor. Fitoi kandidati për kryetar komune të BDI-së, Hekuran Duka.