Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të bëjë gjithçka që eshtë në kompetencë të tij që të ket zgjedhje fer dhe demokratike.Nga ky institucion thonë se partitë shfrytëzojnë mjete buxhetore, pra të qytetarëve andaj programet dhe fushata e tyre duhet të mos të jenë zi, por projekte që do ti lehtësojnë jetën qytetarëve dhe do të jenë hap para drejt Bashkimit Evropian.
“Planifikojmë edhe një herë ti ftojmë të gjitha partitë politike të cilat do të dorëzojnë lista për deputet për zgjedhjet parlamentare të japin deklarata se zgjedhjet deri në fund do të jenë të organizuara fer dhe demokratike si nga ana jonë ashtu edhe nga ana e tyre.”- tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.
Nga KSHZ apelojnë që partitë politike fushatat ti zhvillojnë në pajtim me ligjin sepse në të kundërtën do të pasojnë ndëshkime.
“Pas zyrtarizimit të fushatës të gjitha tubimet publike, promovimi i programeve, dhe promovimi i kandidatëve nuk janë të lejuara dhe partitë duhet rreptësisht të kenë kujdes ti përmbahen rregullave.”- tha Boris Kondarko nga KSHZ.
Nga KSHZ informojnë se po rrjedh afati për dorëzimin e çmimores për reklamim politik dhe të hënën do ta publikojë regjistrin e mediave të paraqitura. Sipas tyre do të paguhet reklama e paguar politike nga partitë politike.