KShZ: Do të mbrohen të dhënat personale

Të gjitha organet kompetente për mbajtjen dhe zbatimin e procesit zgjedhorë do të jenë të obliguar të respektojnë dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të dhënave personale. E drejta e privatësisë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale është e rregulluar në mënyrë të thuktë, tha nënkryetarja e KShZ-së Ditmire Shehu gjatë miratimit të konkluzionit.

Marketing

“Rreptësishtë është e ndaluar bartja gjatë fotografimit, fotokopjimit, postës elektronike, telefonit, e dokumentacionit që përmban të dhënat personale të kandidatëve, si dhe të gjithë dokumentacionin e KKZ-ve që përpunojnë këto të dhëna. Për shkeljen e dispozitave ligjore, të cilat rregullojnë mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me Kodin Penal parashikohen sanksionet e duhura. Prandaj, KSHZ -ja, duke filluar nga vetja, nga punonjësit e KSHZ -së, nga organet ndihmëse të angazhuara, si dhe nga të gjitha organet zgjedhore, KKZ -të dhe bordet zgjedhore kërkon sjellje të plotë profesionale dhe të përgjegjshme në punën e të gjitha organeve zgjedhore në përputhje me normat ligjore.”,- tha nënkryetarja e KShZ-së, Ditmire Shehu.

Ndryshe KShZ-ja miratoi kërkesën për marrjen e autorizimit për 34 vëzhgues. Siç theksoi kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, të gjithë i plotësojnë kushtet për vëzhgim.

Nga KSHZ theksuan, se të gjithë ata që janë të interesuar të vëzhgojnë zgjedhjet mund të dorëzojnë dokumentacionin jo më vonë se shtatë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.TVM2