KSHZ do të miratojë afatet kohore për zgjedhjet pas shpalljes së tyre nga Kuvendi

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të miratojë afatet kohore për zgjedhjet, në momentin kur do të marrë njoftimin nga Kuvend se janë shpallur zgjedhjet. Kryetari i këtij komisioni, Aleksandar Dashtevski tha në një intervistë për MIA-n se, pasi të shpallen zgjedhjet do të dihet edhe se kur do të fillojë fushata për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, përcjell KlanM. Megjithatë, ai tha se përgatitjet kanë filluar një kohë të gjatë dhe nuk pret që të ketë vështirësi në realizimin e tyre, pavarësisht se bëhet fjalë për zgjedhje të dyfishta.

Marketing

“Ne i kemi filluar para disa muajsh, për të mos thënë gati një vit më parë, përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare sepse disa prokurime kornizë janë më të vështira dhe duhet të kontaktojmë më shumë kompani, pra shoqëri aksionare, ndaj po punojmë dhe jemi kah fundi me këtë. Ne duhet ta bëjmë këtë sepse, sepse për ne zgjedhjet nuk janë dita e zgjedhjeve, fillojnë shumë më herët me përgatitjet”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

Duke folur për kompletimin e anëtarëve të KSHZ-së, Dashtevski tha se, kjo nuk do të ndikojë në përgatitjet për zgjedhjet, por sipas tij, do të ishte mirë të kompletohet përbërja. Ai tha se nëse nuk zgjidhet anëtari i shtatë, atëherë partitë mund të propozojnë më shumë vëzhgues në zgjedhje, që të jenë të sigurte se procesi do të zhvillohet në mënyrë të rregullt.

“Do të ishte më mirë të jemi shtatë anëtarë, të ketë edhe një ekip gjatë ndarjes së materialeve të besueshme apo të pabesueshme se sa të jemi gjashtë anëtarë. Gjithashtu mund të ketë ndonjë lloj integrimi në raportet se ja nuk është arritur të zgjidhet edhe një anëtar. Ky ekip që është tani në KSHZ, unë e vlerësoj si ekipin më cilësor nga formimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Mendoj se do t’i zbatojë me sukses zgjedhjet edhe pa një anëtar”, tha Aleksandar Dashtevski.

Sipas vlerësimeve të Dashtevskit, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të kushtojnë rreth 12 milionë euro, por kjo shifër mund të rritet edhe në 15 milionë euro, në rast se paraqiten çështje të paplanifikuara./