KSHZ duhet ta përmbyll Listën zgjedhore për referendumin

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot duhet ta përmbyllë Listën zgjedhore për referendumin e caktuar për më 30 shtator.

Marketing

Në orën 15:30 KSHZ do të mbajë seancë në të cilën do ta përmbyllë Listën zgjedhore dhe në të cilën do ta bëjë të ditur numrin e votuesve të cilët do të mund të dalin në referendum.

Në rend dite të seancës janë edhe shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për marrjen e autorizimeve për monitorimin e referendumit 2018, të dorëzuara nga CIVIL – Qendra për liri Shkup dhe TV Vizion PLUS Tiranë, kërkesa për mospranimin e kryerjes së detyrës në komisionet komunale zgjedhore dhe përzgjedhjen rastësore të anëtarëve të komisioneve zgjedhore komunale, si dhe propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e planit vjetor për nevojat e përgjithshme nga furnizimet publike.

Marketing