Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski tha se ata janë të gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa raundi i dytë eventual do të mbahet më 9 maj.
“KSHZ është e gatshme që të mbajë ciklin e ardhshëm zgjedhor, më 8 shkurt do të caktohen zgjedhjet. KSHZ vetëm se ka bërë disa aktivitete që të jetë e gatshme pas caktimit të zgjedhjeve që të mund t’i respektoj të gjitha afatet e caktuara”, tha Derkoski.