Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot do të mbajë seancë në të cilën, mes të tjerash, duhet t’i shqyrtojë dhe miratojë kërkesat për marrje të autorizimit për vëzhgim në referendumin e ardhshëm të parashtruara nga Komiteti për Demokraci të Hapur (Committee for open democracy), Fondacioni për Shpëtim të Tokës (The Earth Saviours Foundation) dhe Misioni Vëzhgues për Referendumin e OSBE/ODIHR (OSCE/ODIHR Referendum Observation Mission).
Anëtarët e Komisionit do t’i konfirmojnë dhe shpallin përshkrimet e vendvotimeve, ndërsa do ta shqyrtojnë edhe Informatën përfundimtare gjatë paraqitjes së qytetarëve për votim në PKD të RM-së në vendet e huaja.
Në rend të ditës të seancës është edhe Propozim Përfundimi për miratimin e raportit në lidhje me aplikimet e paraqitura me të cilat qytetarët paraqiten për votim në përfaqësitë konsullore-diplomatike dhe zyrat konsullore të Republikës së Maqedonisë në vendet e huaja, Propozim-përfundimi për zbatim të Rregullores, nr. 07-210/4 nga 19.02.2014, për mënyrën e veprimit të policisë gjatë zbatimit të zgjedhjeve, për Referendumin 2018, si dhe kërkesat për mospranim të kryerjes së detyrës së kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarit dhe zëvendësanëtarit të komisioneve zgjedhore komunale.