KSHZ-ja i korrigjoi numrat e votuesve të cilët kishin votuar edhe në fletëvotimet e pavlefshme në zgjedhje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sonte publikoi një kumtesë në ueb-faqen e saj me të cilën i korrigjon rezultatet e Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik, ndërsa të publikuara më 16 korrik.

Marketing

Siç bëhet e ditur në Përfundimin e publikuar sot për përmirësim të gabimeve teknike, numri i përgjithshëm i votuesve të cilët kishin votuar është 943.750, që është për 1.416 më shumë se numri i publikuar më herët, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme është 31.564 ose për 98 më shumë.

Në Përfundimin e publikuar më 16 korrik KSHZ-ja publikoi se numri i përgjithshëm i votuesve të cilët kishin votuar është 942.334, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme është 31.466.

Marketing