Materiali i besueshëm zgjedhor u shpërnda nga shtypshkronja në Manastir në të gjitha Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ). Drejtori i shtypshkronjës Dragi Milloshevski, beson në cilësinë e fletëve të votimit duke i konsideruar si të pamundura për t’u falsifikuar. Ndërkohë fushatën e rrethit të dytë të zgjedhjeve, kreu i KSHZ-së Oliver Derkoski e ka konsideruar si kryesisht të qetë. Ai beson në arritjen e censusit më 5 maj.
Dje në orët e hershme të mëngjesit e përfunduam procesin e plotë të shtypjes dhe kompletimit të materialeve. Gjithçka është në rregull. Mund t’u them falsifikuesve që të mos mundohen sepse këto fleta votimi janë vërtetë shumë të mbrojtura dhe nuk ekziston mundësia për falsifikim- deklaroi Dragi Milloshevski, drejtor i shtypshkronjës Kiro Dandaro, Manastir.
Numri i votuesve është i njëjtë, 1 milion e 808 mijë 131 votues. Numri i nevojshëm për censusin në rrethin e dytë është 40% ose 723 mijë 252 votues, të cilët duhet të dalin për t’u plotësuar censusi, që të jetë i sukseshëm rrethi i dytë i këtyre zgjedhjeve. Unë shpresoj se do të përfundojmë me sukses, do të arrihet censusi dhe do të kemi president të shtetit- tha Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.