Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do të mbajë seancë në të cilën do të duhet ta shqyrtojë dhe miratojë raportin për punën sipas nenit 153 të Kodit Zgjedhor, për mandatin e mbetur të deputetit Tomisllav Tuntev.
Deputeti i LSDM-së Tomisllav Tuntev dje dha dorëheqje nga mandati i deputetit dhe pozita e koordinatorit të grupit të deputetëve të LSDM-së.
Pritet që dorëheqja e Tuntevit të konstatohet edhe në seancën e sotme kuvendore, ndërsa vendin e tij do ta zë Rubin Zemon.
KSHZ sot do të diskutojë edhe për planin vjetor për nevojat e përgjithshme për shpalljet publike në vitin 2019 të Komisionit, planin financiar për mjetet për zgjedhjet presidenciale, si dhe aktivitetet për këto zgjedhje.