Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp në ora 13:30, njoftoi se nga të dhënat e 2.519 vendvotimeve, respektivisht nga 72.39 për qind e vendvotimeve, deri në ora 13:00 kanë votuar gjithsej 237.476 qytetarë, gjegjësisht 20,76 për qind.
“Novaci ka dalje të madhe prej 43,7 për qind, Kratovë 37,48 për qind, Krushevë 37,35 për qind”, tha mes tjerash kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtovski.