KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 17:00 është 42.92 përqind

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka dalë me detaje në lidhje me procesin zgjedhor deri në ora 17:00.
Ditmire Shehu tha se deri në këtë ora jehona e votuesve ka qenë 42.92 përqind, duke shtuar se është më e lartë për 6 përqind në krahasim me zgjedhjet e 2019.
Ndërsa kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, gjithashtu konfirmoi se në tre vendvotime në Kumanovë ka pasur ndalesë të votimit për më shumë se tre orë dhe se votimi në këto vendvotime do të vazhdohet.

Marketing