KSHZ me demant: Nuk kemi filluar përgatitjet për zgjedhje!

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve , Ju informon që në tërësi i demanton titujt në disa media në bazë të të cilëve thuhet se Komsioni shtetëror i zgjedhjeve i ka filluar përgatitjet për Zgjedhjet e parakohshme për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Njëkohësisht Ju informojmë se Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në tërësi e repsekton Urdhëresën me fuqi ligjore për pyetjet lidhur me zgjedhjet nr.44-2413/1 të 21 marsit 2020, të sjellur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të së cilës KSHZ miratoi Konkluzë për ndërprerje të të gjitha aktiviteteve për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përcaktuara për 12 prill 2020, nr. 08-1022/1 të 22 marsit 2020.
Aktivitetet e vetme që Komisioni shtetëror i zgjedhjeve i realizon për momentin janë aktivitetet lidhur me funksionimin e përditshëm të institucionit.

Marketing