KSHZ: Në votim nuk do të mund të shkohet me maska me simbole politike

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) nesër do të organizojë simulim të votimit të sigurt me zbatimin e të gjitha masave dhe rekomandimeve shëndetësore në një vendvotim në të cilin do të jenë të ftuara të gjitha mediat. Do të jetë i përfshirë i gjithë procesi zgjedhor në kushte reale.

Marketing

– Duke filluar nga ardhja e qytetarëve në vendvotim, pritja, hyrja, dezinfektimi, identifikimi, gjithçka është sipas ligjit, me përkujtimin e veçantë e të gjitha masave shëndetësore që duhet t’i respektojnë qytetarët, por edhe vetë organet zgjedhore dhe vëzhguesit vendorë dhe të huaj, paralajmëroi Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

Në këtë ngjarje do të jenë të ftuar mediat, misionet vendore dhe të huaja ndërkombëtare, veçanërisht misioni i OSBE/ODIHR-së, nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe përfaqësues të ambasadave. Do të jenë të ftuar edhe pjesëmarrësit në zgjedhje, gjegjësisht partitë politike.

Në seancën e sotme të KSHZ-së është paralajmëruar gjithashtu se qytetarët do të mund të votojnë në zgjedhjet e 15 korrikut me pasaporta vlefshmëria e të cilave ka skaduar prej 18 marsit e këndej, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, duke marrë parasysh se ato do të kenë vlefshmërinë deri më 31 korrik.

Kondarko informoi se në votim qytetarët nuk guxojnë të shkojnë me maska në të cilat do të kenë emblema të partive politike, meqë kjo do të trajtohet si agjitim në vendvotim që është e ndaluar me ligj.

Më 13 dhe 14 korrik, kur votojnë personat me Kovid -19, në izolim, të sëmurët, të pafuqishmit dhe të sëmurët kronik, anëtarë të KKZ-së dhe të KZ-së, do të mund të lirohen nga puna nëse ka nevojë të angazhohen edhe këto dy ditë.

Elizabeta Postoloska, anëtare nga VMRO-DPMNE-ja dhe Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së dhe anëtare e Komisioni e propozuar nga BDI-ja, kërkuan plotësimin e rendit të ditës, gjegjësisht ndryshimin e udhëzimit të KSHZ-së për votimin e personave me Kovid-19 dhe në vetizolim.

Postoloska kërkoi pikë të re të rendit të ditës, gjegjësisht ndryshimin e udhëzimit për votim për këta persona, në mënyrë që të mundësohet për votim të lajmërohen personat me test pozitiv me Kovid-19, të cilët nuk kanë marrë vendim nga Inspektorati shtetëror shëndetësore dhe sanitar.

Si dëshmi se janë pozitiv ndaj Kovid-19 këta persona, siç propozoi ajo, të mund të dorëzojnë deri te Komisioni, gjegjësisht KKZ-ja, rezultatin e testit.

Nënkryetarja e KSHZ-së Shehu tha se kërkon plotësimin e rendit të ditës. Qeveria, shtoi ajo, me dekret përcaktoi dhe u dha të drejtën të votojnë personave që janë me Kovid-19 dhe personave që janë në izolim.

– Në bazë të informacioneve nga komisionet komunale zgjedhore, ata vetëm dorëzojnë lajmërime, por për shkak të asaj se kanë vetëm një SMS ose kanë marrë thirrje nga mjeku amë ose nga Inspektorati se personi i njëjtë duhet të qëndrojë në izolim, derisa vendimet do t’u përgatiten për një kohë të shkurtër. Deri tani, ata nuk kanë arritur të marrin vendime nga Inspektorati se janë në vetizolim, derisa afati përfundimtar për dorëzim është 8 korriku, sqaroi Shehu.

Kjo nuk u pranua nga anëtarët e KSHZ-së, të propozuar nga LSDM-ja Kondarko dhe Janaqie Vitanov, të cilët konsiderojnë se një ditë para përfundimit të afatit për lajmërim të këtyre personave nuk mund të ndryshojë udhëzimi për votimin e personave me Kovid-19 dhe në vetizolim.

Afati për lajmërim për votim të personave me Kovid 19 dhe në vetizolim ose në karantinë përfundon nesër në mesnatë. Përveçse me person të autorizuar, ata do të mund të lajmërohen për votim edhe përmes aplikacionit për lajmërim për votimin e këtyre personave që është vendosur në ueb faqen e KSHZ-së https://izolacija.sec.mk/.

KSHZ-ja në seancën e sotme ka bërë përzgjedhjen e anëtarëve të rinj në vendet e atyre personave që kanë kërkuar përjashtim nga QIK ose nga Këshillat zgjedhore.

Deri te KSHZ-ja kanë mbërritur një numër i madh i kërkesave për përjashtimin e punëtorëve shëndetësorë të cilët do të jenë të angazhuar më 13 korrik për votimin e personave me Kovid dhe në vetizolim. Në këto këshilla të posaçme zgjedhore janë zgjedhur 300 punëtorë shëndetësorë. Ka pasur 80 kërkesa të arsyeshme dhe 20 të paarsyeshme për përjashtim.

Anëtarët e KSHZ-së, Elizabeta Postoloska, siç u shpreh, i lutë punëtorët shëndetësor për mirëkuptim, duke shtuar se të gjithë jemi të vetëdijshëm se janë ata të ekspozuar dhe të angazhuar muajt e fundit për shkak të pandemisë me Kovid-19.

– Nëse vazhdojmë me intensitet të këtillë të përjashtimit, ne nuk do të mund të formojmë këshilla zgjedhore, tha Postoloska.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme e hodhi poshtë ankesën e Nikolla Dimitrovit, bartës i listës së kandidatëve në NJZ 1 të LSDM-së të parashtruar për pengimin e fushatës zgjedhore për zëdhënësin e VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski, me kërkesën që ai të gjobitet për këtë, siç parashikon ligji edhe atë mes gjashtë dhe dy mijë euro. KSHZ-ja, siç theksoi Postoloska, është jokompetent për këtë dhe udhëzoi Dimitrovin që ankesën ta parashtrojë në Gjykatën Themelore.

Më 9 korrik skadon afati për lajmërimin e vëzhguesve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik. Kërkesa për akreditimin e vëzhguesve vendorë dhe të huaj deri te KSHZ-ja mbërrijnë për çdo ditë. Sot ka edhe tri të reja. KSHZ-ja deri tani ka akredituar vëzhgues nga Ambasada e Hungarisë (10), Asoshiejted Pres (2), nga Shoqata për Qendër Kombëtare Rome (38), nga Ambasada e Austrisë (3), nga Al Xhezira (1) , nga Ambasada e Zvicrës (3) dhe nga Shoqata Ankcioz viti 2017 (796) vëzhgues.

Deri sot janë akredituar 1.183 vëzhgues vendorë, prej të cilëve MOST ka 905 dhe Civil278. Shifra e përgjithshme e vëzhguesve ndërkombëtarë është 110, në mesin e të cilëve edhe nga Ambasada kanadeze në Beograd, nga OSBE/ODIHR dhe ambasadat e Francës, Shqipërisë, Holandës dhe SHBA-së.