KSHZ publikon rezultatet e 94.37 % të votave, ja si qëndrojnë kandidatët për President

Rezultatet e para që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikoi mëngjesin e sotëm në ueb faqen e tij tregojnë se nga pothuajse 100 për qind e votave të përpunuara, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e djeshme presidenciale, 362.682 (40,08%) para Stevo Pendarovskit nga LSDM me 180.306 (19,93%).

Marketing

I treti është Bujar Osmani nga BDI me 120.903 (13.36%), Arben Taravari nga koalicioni Vlen ka 83.356 (9.21%), Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 83.787 (9.26%), Biljana Vankovska e mbështetur nga e Majta 41.172 (41%) dhe Stevço Jakimovski nga GROM ka 8103 (0,90%).

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Aleksandar Dashtevski në konferencën e fundit për shtyp mbrëmë para mesnate theksoi se dalja e votuesve sipas të dhënave të 3.156 qendrave të votimit arrin 49,75 për qind. Në votim kanë dalur 810.971 votues. Fletëvotime të vlefshme ishin 789.031, ndërsa të pavlefshme 21.946 fletëvotime.

Të drejtë vote kanë pasur 1.814.317 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore. Ata në 3.480 qendra votimi kanë mundur të shprehen për njërin nga shtatë kandidatët.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

Për zgjedhjen e presidentit në raundin e parë është e nevojshme që njëri prej kandidatëve të fitojë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, pra 907.159 vota. Duke pasur parasysh se askush nuk e ka fituar shumicën e nevojshme, do të organizohet raundi i dytë në të cilin do të jenë dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota – Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski. Raundi i dytë zgjedhor do të mbahet më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e shtata të drejtpërdrejta presidenciale që nga pavarësia e vendit. Të mëparshmet janë mbajtur në vitet 1994, 1999, 2004, 2009, 2014 dhe në 2019