KSHZ refuzon ankesën e Frontit Europian për rovitimin në Llërcë

Pas hapjes së materialit të votimit dhe rinumërimit të votave, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) e hodhi poshtë kundërshtimin e BDI-së, e cila kërkoi rivotim në vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë të Komunës së Zhelinës.

Marketing

Pas rivotimit në këtë vendvotim më 22 maj, koalicioni i BDI-së humbi një deputet. BDI u ankua për parregullsi gjatë votimit, përcaktimit dhe përmbledhjes së rezultateve dhe pohoi se numri i fletëvotimeve nuk përputhet me numrin e votuesve që kanë dalë në votim.

Pas rinumërimit u konstatua se gjendja faktike është e njëjtë me atë të shënuar në procesverbal.

Pas refuzimit të ankesës së BDI-së ishin 6 vota dhe vetëm nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu, votoi për pranimin e ankesës.

Fronti Evropian, i udhëhequr nga BDI-ja, tani ka afat 24 orësh për të paraqitur padi në Gjykatën Administrative dhe Gjykata merr vendim brenda 48 orëve pas paraqitjes së kërkesës.