



Në orën 19.00 ka përfunduar afati për dorëzimin e ankesave nga partitë politike për procesin e votimit në zgjedhjet lokale të 31 tetorit
Ndërkohë deri nesër, partitë mund të dorëzojnë ankesa për procesin e mbledhjes dhe verifikimit të rezultateve.
Deri në ora 15:00 nga KSHZ njoftuan se vetëm dy parti politike kanë dorëzuar 13 ankesa.
Shtatë prej ankesave i ka dorëzuar partia TMRO dhe atë për në komunën Nagoriçan i Vjetër.
Ndërsa LSDM ankesat e saj i ka dorëzuar për në tre komuna, dy në Komunën e Shuto Orizares, një për në Komunën Konçe dhe tre për në komunën e Koçanit.
Pasi të përfundojnë afatet e dorëzimit të ankesave, KSHZ ka afat prej 72 orësh për të vendosur për to.