KSHZ: Të gjitha vendvotimet në Dibër janë hapur në kohë

Në komunën e Dibrës, ku sot zbatohet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune, vendvotimet janë hapur në kohë dhe votimi zhvillohet pa pengesa.

Marketing

“Vendvotimet janë hapur në orën shtatë. Votimi në komunën e Dibrës zbatohet në 27 vendvotime, prej të cilave 22 janë në qytet, dy në fshatin Mogorçe dhe nga një në fshatrat Xhepishte, Kosovrast i Poshtëm dhe i Epërm. Në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 19.211 persona, ndërsa në rrethin e parë votuan rreth 42 për qind”, deklaroi kryetari i Komisionit Zgjedhor Komunal – Dibër, Rilind Hasa.

Dibra është komuna e vetme në vend që voton gjatë sitës së sotme, pasni në rrethin e parë asnjëri nga kandiatët nuk e siguroi censusin e nevojshëm për fitore, ndërsa më 31 tetor ishte përsëritur votimi në një vendvotim.

Marketing