KSHZ: Verifikim në Listën zgjedhore kanë kryer rreth 54 mijë qytetarë

Deri më 14 mars të këtij viti edhe zyrtarisht ka përfunduar verifikimi në listën zgjedhore (LZ) me rastin e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të komunave , Ohër, Novosellë dhe Dibër do të mbahen më 21 prill të vitit 2019, verifikim i të dhënave kanë kryer 53.972 qytetarë, për 518 është marrë vendim për regjistrim në Listën zgjedhore, për 412 është marrë vendim për shlyerje, ndërsa ndryshim të të dhënave në Listë është bërë për 219 persona.

Marketing

Siç informoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), vetëm një qytetarë me vendbanim të shfuqizuar ka kryer verifikim në LZ.

Sipas KSHZ-së verifikimi publik kaloi pa kurrfarë probleme në procedurë të rregullt konform orientimeve dhe udhëzimeve paraprakisht të dhëna nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Marketing