KSHZ: Votimi në të gjitha vendvotimet filloi në kohë dhe pa probleme

Votimi në të gjitha vendvotimet në vend në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale filloi në kohë. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informojnë se deri më tani votimi po zhvillohet rrjedhshëm dhe pa probleme.

Marketing

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot mbahet rrethi i parë nga zgjedhjet e gjashtë presidenciale. Në garën për president janë kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, Blerim Reka, kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska-Davkova.

Votohet në 3,480 vendvotime në Republikë. Dje është votuar jashtë vendit në 32 vendvotime.

Vendvotimet do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm persona të cilët në atë moment kanë qenë në objektin ku votohet.
Në këto zgjedhje mund të votojnë 1.806.131 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

Zgjedhjet presidenciale, sipas KSHZ-së, i ndjekin 3.150 vëzhgues vendas dhe 419 të huaj, të akredituar nga KSHZ-ja.

Vëzhgues kanë akredituar edhe shumë ambasada të vendeve të huaja, si ambasada e Republikës Federale të Francës, Britania e Madhe, Suedia, Hungaria, Italia, Shqipëria, Sllovakia në Maqedoni. Në KSHZ të akredituar janë 289 përkthyes.
Dje, një ditë para zgjedhjeve, votuan personat në burgje, të zhvendosurit brenda vendit, personat që janë në arrest shtëpiak dhe të pafuqishmit dhe personat e sëmurë të cilët e kanë kërkuar këtë nga komisionet komunale zgjedhore.

Marketing