KSI: Nesër shqyrtohet situata me kollën e keqe!

Anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në takimin e së martës do ta shqyrtojnë situatën me infeksionet respiratore në vend.

Marketing

Gjatë kësaj periudhe janë shënuar rritje të të prekurve nga gripi, por dhe raste me kollën e keqe, kurse qëndrimi I mjekëve është se shifrat janë të zakonshme për këtë periudhë të vitit, kurse në seancë do të vendoset nëse ka nevojë për masa.

“I mbikqyrim rastet dhe situata për momentin është stabile. Sëeish bëj thirrje që të vaksinohen fëmijtë. Kemi dhënë urdhër që të rishqyrtohen të gjitha kartonët e vaksinave për ta ndryshuar këtë vetëdije për ta ruajtur të ardhmen dhe vendin”, tha Fatmir Mexhiti.

Ndërkohë nëpër ambulance, mjekët amë dhe spitale është rritur numri I pacientëve. Në Klinikën “Kozle” gjatë tërë muajit brenda ditës evidentohet rreth 200 kontrolle. Shumica e fëmijëve janë me infektime virusale.

Për momentin në këtë klinikë janë të shtruar 60 fëmijë, dy prej tyre janë me oksigjeno-terapi, por në gjendje stabile.