KSI nuk rekomandon mësim online për Kërçovën dhe Strugën, tha Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme njoftoi se Komisioni për Sëmundje Infektive ka refuzuar kërkesën e autoriteteve lokale në Strugë dhe Kërçovë për mësim online për shkak të gjendjes me Covid-19, shkruan Alsat. Filipçe tha se nga i gjithë territori i vendit, mësim online do të ketë vetëm për nxënësit e shkollave të mesme në Gostivar dhe Tetovë.

Marketing

“Mëngjesin e sotëm Komisioni për Sëmundje Infektive ka shqyrtuar këto kërkesa, dhe është vendosur që kërkesat të mos pranohen, respektivisht që edhe atje shkollat duhet të nisin mësimin me prezencë fizike”, tha Filipçe.

Sipas ministri Filipçe, shkollat nuk janë fajtorë për përkeqësimin e gjendjes aktuale me Covid-19 në disa rajone.

“Në të gjithë vendin numrat po zvogëlohen, që do të thotë faktori i rrezikut që kontriboi që gjendja të keqësohet assesi nuk mund të lidhet me shkollat për shkak se ata nuk kanë punuar deri më tani.”, deklaroi Filipçe.