Komisioni për Sëmundje Infektive në RMV ka mbajtur mbledhje, në të cilën ka miratuar lehtësim tëhttps://aktuale.mk/wp-admin/media-upload.php?post_id=723326&type=image&TB_iframe=1 masave anti-covid, të cilat do t’i dorëzojë në qeveri për miratim.
Nga KSI sot në konferencë për shtyp njoftuan se kanë marrë vendim që të rekomandojnë heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, por me disa përjashtime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga kjo masë përjashtohen institucionet shëndetësore, shtëpitë për kujdesjen e personave të moshuar, barnatoret dhe automjetet e transportit publik. Për këto katër objekte të mbyllura mbetet detyrimi për mbajtjen e maskave”, tha kryetari i KSI-së, Aleksandar Petliçkovski.
Ai gjithashtu njoftoi se është rekomanduar të hiqet ndjekja epidemiologjike e kontakteve dhe izolimi i tyre.
Këto masa do të dorëzohen në qeveri, e cila duhet të merr vendim përfundimtar.