KSI:Brenda një muaji 800 raste me Covid-19!

Në Maqedoninë e Veriut, brenda një muaji, ka nga 800 raste të regjistruara me COVID-19, kurse është rritur edhe numri i testimeve – ka deklaruar Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviq.

Marketing

Sipas tij, siç përcjell Klan M, nuk bëhet fjalë për shifra serioze që mund të cënojnë kapacietet shëndetësore.

Komisioni për Sëmundje Infektive të Ministrisë së Shëndetësisë, si preventivë kundër përhapjes së koronavirusit, ka rekomanduar që maskat mbrojtëse detyrimisht të shfrytëzohen vetëm nëpër institucionet shëndetësore, por jo edhe në barnatoret dhe azilet e pleqve.

Këto komente u bënë gjatë brifingut të rregullt të Ministrisë së Shëndetësisë me temën “Vaksinimi i rregullt i fëmijëve – fakte dhe dezinformata”.