28/11/2024
Ballina Biznes KSL-ja kundërshton marrëveshjen kolektive, kërkon rritje prej 78 për qind

KSL-ja kundërshton marrëveshjen kolektive, kërkon rritje prej 78 për qind

Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) vazhdon të kundërshtoj ashpër Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik që ofron rritje të pagave për 10 %. Kreu i konfederatës Blagoja Ralpovski tha se anëtarët e saj nuk kërkojnë asgjë më shumë përveç zbatimit të ligjit sikurse zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar.

Marketing

Sinkron: “Nuk e pranojmë këtë Marrëveshje të përgjithshme kolektive sepse të punësuarit në sektorin publik nuk do të fitojnë asnjë rritje gatë vitit 2024. Me këtë, sipas projektimeve të tyre, paga mesatare që duhet të jetë në mars 2024, nga 6.4 % do të ulet nën 4 % rritje, sepse nuk ka asnjë rritje në sektorin publik ndërkohë që këto janë projektimet për rritje të pagave. Kështu që rritja e radhës për të punësuarit në sektorin publik do të jetë në vitin 2025 me 3-4 %.”, tha Blagoja Ralpovski, KSL.

Nga Sindikata e Shëndetësisë dhe arsimit thanë se shkaku i mos harmonizimit të pagave dhe rritjes qesharake mantel bardhët dhe mësimdhënësit me të madhe po e braktisin vendin.

“Nuk e kuptoj se çfarë dëshirojnë të bëjnë. Për dikë mundet që brenda natës të ketë rritje për 70 ose 80 %, çfarë janë ata, jashtëtokësor në vend. Ne të shëndetësisë dhe të arsimit për çdo ditë po ikim. Kush kë do të shëroj këtu dhe kush kë do të arsimoj. Le te pyeten të gjithë, pozitë dhe opozitë, në çfarë ngjan ky vend”, u shpreh Predrag Serafimovski, Sindikata e Shëndetësisë.

Marrëveshja e përgjithshme kolektive parashikon që paga e shtatorit për të gjithë punonjësit në sektorin publik të rritet për 10% të pagës neto dhe të ketë “K-15” prej 10 mijë denarëve. Ndërkohë, nga viti 2024, “K-15” në sektorin publik pritet të jetë së paku 30% e pagës që marrin. Pika tjetër ishte ajo e metodologjisë e re që do të vihet në zbatim nga muaji mars 2025 që pagat në sektorin publik të rriten duke marrë për bazë bruto pagën mesatare dhe plus koeficientet. /Alsat.mk