Kthehen në Itali dy nga emigrantët e mbërritur në Gjadër, ja arsyeja

Dy nga 16 emigrantët që mbërritën sot në vendin tonë do të rikthehen në Itali sepse janë minorenë.

Marketing

Anija “Libra” ndodhet në det dhe të miturit janë duke u dërguar me skaf deri në anije.

16 azilkërkues nga Egjipti dhe Bangladeshi prekën sot tokën shqiptare. Pas mbërritjes së tyre, azilkërkuesit iu nënshtruan një procesi të rreptë identifikimi, përfshirë intervistat dhe marrjen e shenjave të gishtërinjve, përpara se të transferoheshin në një qendër strehimi.

Nga ky proces u zbulua se dy prej tyre ishin minorenë dhe duhet të kthehen në Itali. (A2 Televizion)

Marketing