Kthehen Spice Girls

Kështu e ka konformuar Mel B, njëra prej anëtarëve të grupit.

Marketing

Spice Girls, një prej grupeve më të mira që kishte triumfuar në vitet e 90-ta. Ky grup është përshendetur nga skena në vitin 2001, transmeton Gazeta Express.

Në shumë raste grupi është bashkuar për të i dhënë fund grupit të tyre në vitin 2012.

Anëtarët e këtij grupi kanë marrë rrugë të ndryshme dhe të pavarura. Victoria Beckham si dizejnatore, Melanie Chilsholm –Mel C- ka vazhduar karrierën e saj si këngëtare, Emma Bunton ka vazhduar karrierën si yll i televizionit, aktore dhe përzgjedhëse e taleneve në konkurse të ndryshme, Geri Halliwell është marrur me shkrime ndërsa Mel B është bërë shumë e famshme përtej muazikës ( si prezantuese, modele dhe dizejnatore).

Kjo e fundit ka treguar lidhur me atë që në vitin 2017 ishte vetëm thashetheme, Spice Girls do të mbajnë një turne nëpër botë.

Marketing