Kthehet si mbret, Arturo Vidal me prezantimin e vitit

Futbollisti i Kombëtares së Kilit, Arturo Vidal është rikthyer te ish-skuadra e tij e fëmijërisë, Colo Colo.

Marketing

36-vjeçari është prezantuar para tifozëve të ekipit kilian dhe ka befasuar të gjithë me mënyren se si e bëri këtë, shkruan Indeksonline

Vidal fillimisht ateroi me një helikopter, më pas hypi mbi kalë si të ishte mbret.

Kujtojmë që ish-mesfushori i Bayern Munich, Juventusit, Interit e shumë skuadrave tjera te Colo-Colo luajti gjatë viteve 2005-2007.