Kthim triumfues i Shkupit në Çair, Shkendija fitoi ndaj Skopjes

E diela ka sjell gjashtë ndeshjet e xhiros së shtatë në elitën e futbollit vendor, ndërsa triumfe regjistruan tre ekipet shqiptare Shkupi, Shkëndija dhe Renova.

Marketing

Shkupi e nisi mbarë në stadiumin e ri, duke mundur Borecin me rezultat 3:0, ndërsa Shkëndija fitoi transfertën ndaj Skopjes me shifra 0:2.

Skuadra Renovës falë golit të Remzifaik Selmanit ne minutat shtesë mundi Struga Trim Lumin në Tetovë.

Në ndeshjet tjera, Bregallnica mundi Tikveshin me rezultat 2:0, Makedonija Gjorçe Petrovi u mposht nga Rabotniçki me shifra 0:2, ndërsa ndeshja Pelisteri – Akademia Pandevi u mbyll me barazim pa gola.

Marketing