Sot u mbajt funerali i Ilaria Sulës, studentes shqiptare që humbi jetën në një ngjarje tragjike, pasi u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Antony Samson, shkruajnë mediat italiane, përcjell Insajderi.
Në shtëpinë e 22-vjeçares në Terni janë mbledhur qindra qytetarë, të gjithë familjarë, miq dhe shoqata të dhunës kundër grave.
Nga pamjet e publikuara nga mediat italiane, momente prekëse shfaqen kur nëna e Ilarias, Gëzime Sula shfaqet duke thirrur emrin e së bijës mes lotësh.
Marketing
