Drejtori i shtëpise së shëndetit Shkup Besim Koka, keshilltari i drejtorit të Fondit për sigurim shëndetësorë Adem Avziu, drejtori i klinikës Univerzitare për sëmundje të fëmijëve Ridvan Ibraimi, drejtori i Spitalit të fëmijëve – Kozle Rijad Alimi morën pjese në trajnimin 5-së ditorë i organizuar nga Qendra Evropiane për Paqe dhe Zhvillim – ECPD, i cili mbahet në Budva me temë “Menaxhimi i institucioneve shëndetësore”.
Në këtë trajnim ku pjesëmrës ishin edhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore nga rajoni u diskutua dhe njeherit u shpërndajtën përvojat në lidhje me funksionimin e institucioneve shëndetësore, aspekti funksionel, përmirësimi i kushteve për punë, shfrytezimi racional i mjeteve financiare, reduktimi i shpenzimeve administrative, furnizimi i barnave dhe paisjeve medicinale, etj.
Ligjërues në këtë trajnim ishin profesorë me renome si: prof.dr Dushan Keber ish minister i shëndetësisë ne Republikën e Sllovenisë, prof.dr Klaus Dirk Henke nga Univerziteti i Berlinit, prof.dr Ana Stavljenic Rukavina ish ministre e shëndetësisë në Republiken e Kroacisë, prof.dr Luca Rosi nga Instituti për shëndet oublik në Rome, prof.dr Jeffrey Levett nga Asociacioni i shkollave për shëndet publik të Bashkimit Evropian me seli në Greqi. Pjesëmaresit në këtë trajnim gjatë debatit shkëmbyen pervojat e tyre nga institucionet që perfaqësojnë si dhe u pajisën me certifikate për menaxhim me institucionet shëndetësore.