Kudo trupa nëpër rrugë nga sulmet me bombë në Somali

Numri i të vdekurve nga bombat e së premtës dhe sulmet me armë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, ka shkuar në 39, ndërsa të plagosur janë së paku 40 persona, thotë policia.

Marketing

Dy vetura me bomba shpërthyen pranë Hotel Sahafi dhe Departamentit të Hetimeve Penale, pasditën e së premtes, ndërkaq shpërthimi i tretë ndodhi në një rrugë të ngushtë pranë hoteli e vendosur me një mjet me tri rrota.

Sipas policisë, një grup personash të armatosur u përpoqën të hynin në hotel, por u vranë nga rojat e armatosura.
“Ne kemi konfirmuar se 39 civilë vdiqën dhe 40 të tjerë u plagosën në shpërthimet e djeshme”, tha një officer i policisë, Mohamed Hussein për Reuters.

“Numri i të vdekurve mund të rritet, sepse disa njerëz ende janë të humbur”.

Disa nga viktimat ishin djegur pa e ditur që makinat do të shpërthenin pranë tyre, tha policia.
Unë kam tërhequr shumë trupa të vdekur nga makinat, “tha Mohamed Aden, një dëshmitar i sulmit.

“Numri i viktimave është i panjohur, ndërsa trupat janë duke u tërhequr nga makinat e djegura”, tha ai për Al Jazeera.
Hussein Nur, një tregtar që pësoi lëndime të lehta në dorë, tha: “Rruga ishte e mbushur me njerëz dhe makina, trupat ishin kudo.

Marketing