Kufijtë me Greqinë mbesin të mbyllur edhe në dy javët e ardhshme

Vendimet për kufizim të përkohshëm të kufijve tokësorë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë, si dhe ndalesa për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, Greqia i vazhdoi deri më 30 shtator, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Bëhet fjalë për dy vendimet ministrore, të cilat muajve të  fundit vazhdoheshin në çdo dy javë.

Lidhur me kufijtë tokësorë, kufizimet, “për arsye parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik për përhapje shtesë të koronavirusit Kovid-19 në territorin grek” janë për periudhën kohore prej 16 deri më 30 shtator të vitit 2020 dhe ka të bëjë me ndërlidhjet rrugore dhe hekurudhore të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë.

Për turistët dhe shtetasit e huaj për të cilët nuk ekziston ndalesë, lejohet hyrje përmes Bullgatisë, gjegjësisht përmes vendkakimit kufitar Promahonas (Kulla) dhe vetëm me test negativ molekular për Kovid-19 të bërë 72 orë para mbërritjes.

Nga vendkalimet e tjera kufitare që janë të hapura, gjegjësisht Kakavijë dhe Kristaloçigi në drejtim të Shqipërisë, Evzoni (Bogorodicë) në drejtim të Maqedonisë së Veriut, Nimfea në drejtim të Bullgarisë dhe Kipi në drejtim të Turqisë, hyrja në Greqi lejohet vetëm për kategori të caktuara dhe gjithashtu me test negativ PCR.

Këto vendkalime kufitare janë të hapura nga ora 7 në mëngjes deri në orën 23, ndërsa ndalesa nuk vlen për shtetasit grekë, për personat të cilët kanë leje për qëndrim dhe persona të cilët jetojnë në Greqi, për hyrjen e personave me arsye absolutisht të nevojshme profesionale apo mjekësore për të cilët kanë edhe dokument të nevojshëm, si dhe për tranzit të automjeteve spitalore të cilët nga Kosova përmes Maqedonisë së Veriut hyjnë në Greqi për hospitalizim të pacientëve të cilët i takojnë personelit diplomatik, ushtarak apo administrativ të vendeve anëtare të BE-së dhe EULEKS-it në Kosovë.

Vendimi i dytë ministror ka të bëjë me ndalesën për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, me përjashtim të shtetasve të Austrisë, Gjeorgjisë, Kanadasë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë Jugore, Tajlandës, Tunizisë, Uruguait dhe Emirateve të bashkuara Arabe.

Gjithashtu, përjashtim janë edhe kategori të caktuara të qytetarëve, siç janë personeli mjekësor dhe punonjësit shëndetësorë, ata të cilët kanë leje për qëndrim në vend anëtar të BE-së apo vend të Zonës së Shengenit, anëtarë të misioneve qeveritare, diplomatëve, transportuesve, shoferëve të kamionëve që transportojnë mallra, udhëtarë tranzit udhëtarë, studentë, persona të cilët kujdesen për persona të moshuar me invaliditet, si dhe punëtorë bujqësorë sezonalë.

Edhe ky vendim hyn në fuqi sot, ndërsa vlen deri më 30 shtator të vitit 2020.