Kujdes nga freskuesja, mund të shkaktojë probleme në shëndet

Freskuesja është një pajisje shpëtimtare për ata që nuk kanë mundësi të përballojnë një kondicioner.

Marketing

Kjo pajisje supozohet të na sjellë freskinë e nevojshme për të duruar vapën përvëluese të këtyre ditëve. Megjithatë, ekspertët thonë se freskueset mund të rrisin rrezikun e drobitjes nga vapa. Nëse temperatura e jashtme rritet mbi 35 gradë, freskuesja nxit rritjen e temperaturës së trupit, thonë studiuesit. Sipas tyre, frekuesja në të vërtetë fryn ajrin që është më i ngrohtë se trupi. Ata e krahasojnë freskuesen me ventilatorin e sobës që përshpejton pjekjen e një ushqimi të caktuar.

Freskuesja elektrike më e rrezikshme në mot të nxehtë e të thatë

Një studim tjetër thotë se freskuesja është veçanërisht e rrezikshme për shëndetin në klimë të nxehtë dhe të thatë. Megjithatë, përdorimi i saj ndihmon në uljen e temperaturës bazë të trupit dhe mbron zemrën kur klima është e nxehtë por e lagësht.

Njerëzimi do të preket nga goditje të nxehta të klimës

Valët e nxehtësisë, thonë ekspertët, do të jenë më të shpeshta dhe më të ashpra si pasojë e ngrohjes globale. Vetëm në vitin 2003, u regjistruan mbi 30,000 viktima si pasojë e të nxehtit, ndërsa në vitin 2010, vetëm në Moskë u regjistruan mbi 11,000 viktima. Shumë studime mbi përdorimin e freskueses dhe ndikimit të saj në shëndet sugjerojnë se kjo pajisje rrit rrezikun e vdekjes gjatë motit përvëlues. Kjo për vetë faktin se freskuesja nuk të freskon. Ajo thjesht qarkullon ajrin i cili është i të njëjtës temperaturë si ajo e ambientit. Freskuesja përshpejton avullimin e djersës që do të thotë se shkakton humbjen e madhe të lëngjeve nga trupi. Nëse njeriu djersin shumë dhe nuk zëvendëson lëngjet e humbura, do të dehidratohet më shpejt. Kësisoj ai do të jetë më i drobitur nga vapa dhe problemet që shkakton ajo tek organet.

Marketing