Kujdes, po shtohen pacientët e rënduar në moshë të re

Të shtruarit në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë me rritjen e numrit të të prekurve nga covid. Mjekët thonë se ka një rritje edhe pacientëve me simptomatikë të rëndë të virusit. Infeksionistja Esmeralda Meta, tregon se grupmosha e tyre fillon që nga 20 vjeçarët.

Marketing

“Aktualisht vihet re e një rritje e numrit të të shtruarve duke nisur nga fundjava dhe fillimi i kësaj jave. Ka një trend në rritje të pacientëve që shtrohen në spitalin COVID-1, nga mosha 20-vjeç deri mbi 80-vjeç.

Ka të intubuar dhe pacientë që kërkojnë suporte oksigjeni. Ka raste të rralla që janë të vaksinuar me dozën e parë, por me simptomë më të lehtë” tha ajo.

Mjekja thotë se pjesa më e madhe e tyre paraqiten në spital në javën e dytë të infektimit kur edhe fillojnë komplikacionet. “Momenti që paraqiten mbi 80% kanë nevojë për suport oksigjeni” tha ajo.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen mbi 45 persona, ndërsa urgjencat mjekësore po rriten nga dita në ditë.