Kujt i takon nesër ditë e lirë nga puna për dërgimin e fëmijëve në shkollë

Nesër për herë të parë në bankat shkollore ulen rreth 20.000 fillestarë. Ditë të lirë nga puna për të dërguar fëmijën në klasë të parë u takon nëpunësve (administratorëve). Kjo u është e garantuar me marrëveshjen kolektive. A do të jenë të lirë nga puna dhe si do të lirohen ato që punojnë në sektorin privat varet nga pronarët apo shefat e tyre.

Marketing

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sqarojnë se në pajtim me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive në sektorin publik, punëtori ka të drejtë për pushim të paguar (një ditë të lirë) në ditën e parë të fillimit të vitit shkollor për fëmijën e tij, transmeton Koha. Nga atje theksojnë se kjo mungesë, si edhe rastet tjera familjare të pushimit të paguar për rrethana personale dhe familjare, realizohen pavarësisht nga kërkesa i procesit të punës.

Marrëveshja kolektive në sektorin privat, thonë nga Ministria, nuk përmban rregullativë ku parash ditë të lirë as për ditën e parë në shkollë e as në kopsht. Ajo, siç sqarojnë juristët, do të thotë se nuk ndalohet tu jepet ditë e lirë punëtorëve të sektorit privat, por mund edhe të refuzohet. Në firmat private gjithçka realizohet në marrëveshje mes punëtorit dhe punëdhënësit. Ata mund të merren vesh për çdo gjë që nuk është e ndaluar me ligj.

Marketing