Kuka e fiton medaljen e argjendtë në Evropianin e xhudos

Xhudisti kosovar, Blin Kuka e ka fituar medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane të xhudos për grupmoshat U18, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Marketing

Në kuadër të kategorisë deri në 90 kilogramë, Kuka u mposht në finale nga xhudisti polak, Mateusz Wacko.

E deri te medalja e argjendtë, Kuka raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti belgun, David Ngoumou.

Në çerekfinale, Kuka e mposhti xhudistin polak Adam Grzeskowiak, ndërsa në gjysmëfinale mposhti xhudistin nga Luksemburgu, Micha Welter.

Në finale, Kuka u përball me polakun Wacko, nga i cili u mposht dhe mbeti me medaljen e argjendtë.