Kukan: Emri nuk është problem por gjuha dhe Kushtetuta

Deputeti i PPE nga grupi Kristian Democratik, Eduard Kukan, thotë se politikanët duhet së pari të përgatisin publikun përpara publikimit të një marrëveshjeje për emrin, në të cilën pjesë më e vështirë nuk është vetëm emri.

Marketing

“Gabimi ishte të ishe kaq optimist. Nuk mendoj se është e mjaftueshme që politikanët të arrijnë një marrëveshje. Para se të shpallet, duhet t’i përgatisë njerëzit për të. Mendoj se ata e mësuan mësimin herën e fundit me Maqedoninë e Ilindenit. Unë nuk besoj se pjesa më e vështirë është emri, por si do të qëndrojë në Kushtetutë, gjuhë, kulturë, të gjitha këto gjëra. Mund të jetë teknikisht më e vështirë, kështu që kur të gjitha këto çështje të zgjidhen, politikanët duhet ta shesin atë në mënyrë pozitive tek publiku dhe vetëm atëherë do të publikohet emri zyrtarisht”, deklaron Kukan.

Në një konferencë në Bruksel me Zëvendës Kryeministrin për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani, Kukan tha se kreu i Demokracisë së Re në Greqi i kishte pranuar anëtarëve të PPE-së se ai nuk do të ishte “plotësisht negativ” në zgjidhjen e emrit.

“Nuk mund t’ju them saktësisht se çfarë na tha udhëheqësi i Demokracisë së Re, por tha se ai nuk do të ishte krejtësisht negativ ndaj zgjidhjes së mosmarrëveshjes për emrin”, tha Kukan.

Marketing