Kukan: Maqedonia mund të marrë datë për bisedime në vjeshtë

Maqedonisë mund t’i jepet datë konkrete në Samitin Evropian në vjeshtë, që unë e vlerësoj si reale, tha Kukan.

Marketing

Maqedonia mund të merr datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vjeshtë, ndërsa ky skenar është më pak real për Shqipërinë, deklaroi ish-deputeti evropian Eduard Kukan, i cili ishte kryetar i grupeve punuese për Bashkimin Evropian gjatë mandatit të tij.

Në intervistë për Asociacionin Slloven për politikë të jashtme, Kukan sqaroi se Maqedonia me vite i plotëson kriteret për anëtarësim në BE, por Bashkimi Evropian ka anuluar hapjen e bisedimeve, që për atë kjo do të thotë “turp dhe demotivuese”.

“Maqedonisë e Veriut mund t’i jepet një datë specifike në Samitin Evropian në vjeshtë, që unë e konsideroj reale”, tha Kukan, duke shtuar se ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron kishte një qëndrim shumë kategorik për këtë çështje, duket se ka filluar të bjerë.