Kulla e Ngujimit, ndër atraksionet kryesore të luginës së Thethit

Një nga monumentet e rralla arkitekturore të veriut, është Kulla e Ngujimit, e shpallur në vitin 1987 si Monument Kulture, Kategoria I.

Marketing

Ky ndërtim unik njihet si vendi ku qëndronin ata që kishin kryer një akt në kundërshtim me ligjet e kanunit dhe prisnin derisa të arrihej pajtimi.

Kulla e Ngujimit gjendet në luginën e Thethit dhe është një nga atraksionet turistike kryesore të këtij fshati të njohur alpin.

Kulla ka strukturë katërfaqëshe me çati tipike alpine. Ekzistenca e saj përmendet nga Franc Nopça, një nga albanologët më të njohur hungarez, i cili ka udhëtuar në viset malore të Shqipërisë në fillim të shek. XX. Mënyra e ndërtimit mbi shkëmb, dhe izolimi me gurë i kullës është karakteristike për trevat e thella të veriut.

Këto fortesa dominojnë ndërtimet e tjera në zonë. Dritaret e vogla si frëngji u jepnin përparësi banorëve të kullës të ndiheshin të sigurtë dhe të mos diktoheshin jashtë fortesës./atsh

Marketing