Kultivuesit e duhanit kërkojnë rritje çmimi dhe sistem për ujitje

Muaji maj është muaji kur bëhet mbjellja e duhanit. Në gjithë Maqedoninë kemi 13 mijë hektarë tokë të mbjellë me duhan të cilën e punojnë rreth 17 mijë familje, ku 65% prej tyre janë familje nga Dollneni dhe Prilepi, të cilat më së shumti merren me këtë punë.

Marketing

Mende Stomnaroski, kryetari i Lidhjes së Shoqatës Bujqësore në rajonin e Pellagonisë, thotë se këtë vit janë dakorduar me blerësit për prodhimin e rreth 26.400 tonë duhan, që është sasi më e madhe se vitin e kaluar, dhe ata presin një vit më të suksesshëm.

Kultivuesit e duhanit kërkojnë rritje të çmimit të duhanit edhe këtë vit, pasi shpenzimet e prodhimit janë rritur.

“Sa i takon çmimit dhe rritjes së çmimit, ne nuk mund të themi se është shumë mirë, por nuk mund të themi se është shumë keq, për shembull nëse në vjeshtë do të rritet pak çmimi i duhanit dhe nëse kemi një vit të mbarë dhe prodhim të mirë, do të jetë mirë”, lidhje telefonike- Mende Stomnaroski, kryetari i Lidhjes së Shoqatës bujqësore Prilep.

Në këto dy komuna ku banorët kryesisht merren me duhan, në shumë pjesë nuk ka sistem ujitje për duhanin, sidomos në Komunën e Dollnenit, e megjithatë ata nuk dorëzohen por, punojnë intenzivisht që në vjeshtë të kenë duhan sa më cilësor.

“Dollneni për shembull nuk ka sistem ujitje, por atje a ka kushte për tu bërë një gjë e tillë duhet institucione tjera ta thonë”, shtoi Stomnaroski.

E dy sisteme të këtilla ujitje janë bërë në Kërçovë, andaj ne e pyetëm ministrin e Bujqësisë Lupço Nikolloski se sa kanë investuar në rajonin e Pellagonisë ku kryefjala e çdo familje është mbjellja e duhanit. Ministri Nikollovski tha se nëse ka iniciativë dhe projekt të përgatitur janë të gatshëm për të ndërtuar edhe atje sistem ujitje si në gjithë vendin.

“Kemi projekte të mëdha në Prilep të cilat janë të investuara dhe realizuara nëpërmjet programit IPA, dhe gjithkund ku do të ketë iniciativë dhe studime fizibiliti dhe projekt të dokumentuar ne jemi të gatshëm të vazhdojmë me këtë projekt siç e thamë me harxhime të vogla sistemesh për ujitje dhe qëllimi jonë është t’i ketë në gjitha rajonet e shtetit”, tha Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësis.

Në vitin e kaluar, çmimi i duhanit shënoi një rritje prej 30%. Çmimin i klasës së parë çmimi arriti 300 denarë, i klasës së dytë ishte 240 denarë, ndërsa i klasës së tretë ishte 180 denarë. Kjo rritje u vlerësua si një rritje historike e çmimit të blerjes së duhanit. Po ashtu, u njoftua se për këtë vit ka një buxhet më të madh për prodhuesit e duhanit.