Edhe në rajonin e Kumanovës, me aktivitete të shumta po festohet 28 nëntori – Dita e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar.
Gjatë paradites, në Likovë, me një program kulturor-artistik, u shënua kjo datë e rëndësishme historike.
“Ajo që na le mbresa si komunë dhe si komb është se historinë tonë që e kemi formuluar deri këtu, nuk e kemi nga lulet e shtruara nëpër rrugë, por nga gjaku i dëshmorëve”,- tha kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
“Më 1443, Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, më 1912, Ismail Qemajli ngriti flamurin në Vlorë dhe më 2001, Ushtria Çlirimtare Kombëtare ngriti flamurin kombëtar, dhe pastaj politikbërja legalizoi atë”,- theksoi ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Sadulla Duraku.