Kumanovë/ 5 raste të reja me virusin Korona

Ka shkuar në 8 numri i të infektuarve me virusin Korona në Kumanovë, pasi që këtë të martë u konfirmuan edhe 5 raste të reja.

Marketing

Të shtyrë nga ky fakt, Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim i ka kërkuar edhe një herë Qeverisë të aplikojë masën e Karantinimit të tërësishëm të Kumanovës, vënien e punkteve në hyrje daljet e qytetit si dhe kontrollin dhe dezinfektimin e obligueshëm të makinave dhe qytetarëve.

Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim kërkon nga komisioni për Sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë të bëjë testimin e të gjithë të punësuarve në shëndetësi si dhe në SPB dhe Njësinë territoriale të zjarrëfikësve.

Njëherit të vazhdojë në kontinuitet edhe me testimin e qytetarëve në komunës së Kumanovës.

U vendos të vazhdohet dezinfektimi i institucioneve si dhe të gjitha hyrjeve e korridreve të banesave kolektive në qytet.Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim nga Qeveria kërkon që të sjell një vendim, me të cilin do të dislokoheshin në ndonjë vend tjetër 81 emigrantë nga Lindja e Mesme, të cilët tashmë njëzet ditë janë të strehuar në Kampin për emigrant në Tabanoc.

Ndërkohë që sërish u apelohet qytetarëve që përpos në periudhën e orës policore , edhe në pjesën tjetër të ditës të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe pa nevojë mos të dalin jashtë.

Marketing