Kumanovë/ 8 raste të reja me Kovid 19/ numri total i të prekurve 62

Gjatë 24 orëve të fundit , në Kumanovë janë regjistruar edhe 8 raste të reja me virusin COVID 19, duke çuar numrin e përgjithshëm në 62.
Me qëllim të senzibilizimit të mbrojtjes nga përhapja e virusit COVID 19, Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë në mbledhjen e së enjtes ka kërkuar nga Qeveria e RMV izolim të përgjithshëm të qytetit të Kumanovës, me protokolle të caktuara për sjelljen e institucioneve, qytetarëve dhe subjekteve juridike, me çrast do të parashiheshin kontrolle në të gjitha hyrje daljet e qytetit.

Marketing

Shtabi komunal në mbledhjen e fundit ka obliguar NP“Pastrim dhe gjelbërim“ që në mënyrë sa më të shpejtë që, para të gjitha bankave dhe postave të shënojë shirita të verdhë në distancë prej dy metrash, me çka do të ruhej distanca e qytetarëve gjatë pritjeve para bankave dhe postave.

Përshkak të thirrjeve të shumta në Shtëpinë e shëndet në Kumanovë, nga këtu u apelojnë qytetarëve që të paraqiten vetëm për raste të rënda emergjente, ndërkaq për rastet më të lehta të kontaktojnë mjekët amë.

Pas gati një javë të mbylljes për punës, nga sot sërish është rihapur Tregu i gjelbërt me orar pune nga ora 08.00 deri në ora 14.00. Tregu do të funksionojë vetëm tri herë në javë , ditën e martë, enjte dhe të dielën edhe atë vetëm për shitjen e artikujve ushqimor.

Marketing