Në hapësirat e Fakultetit të Administratës dhe Biznesit të UT, në qytetin e Kumanovës, me një akademi solemne u përkujtua 40 vjetori i “Pranverës Shqiptare të vitit 1981” si dhe 20 vjetori i luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në rajonin e Kumanovës. Para mysafirëve të shumtë nga gjitha trojet shqiptare, folën protagonistët e ngjarjeve të demonstratave të vitit 1981.
“Ky vit jubilar i demonstratave të viti 1981 korrespondon edhe me 20 vjetorin e luftës sonë të lavdishme të viti 2001”, tha, Mirvan Xhemaili.
“Demonstratat e vitit 81 ishin themeli i një lëvizje gjithë popullore që u kurorëzua me luftërat çlirimtare pasiqë në këto demonstrata morën pjesë shumë të rinjë që ishin fryma dhe shpresa e popullit shqiptar që luftuan për çlirimin dhe të e popullit duke sakrifikuar jetën e tyre”, tha mes tjerash, Ulusi Beqiri.
“Parësore ishte që ne ti ruanim dhe të mos i zbulonim shokët dhe shoqet tona, dhe me këtë të ruhej vazhdimësia e aktiviteteve dhe Lëvizja të mos dobësohej. Marrjet në pytje me ditë e netë ishin shumë të vështira, netët ishin të gjata dhe të rënda dhe shpesh herë ia përsëritja vetes thënien e një filozofi “Sado e gjatë të jet nata përsëri do të zbardhë dita””, tha, Teuta Bekteshi Ajeti.
“Në vitin 1981, kam pas fat të jem student 21 vjeçar. Kërkesat ishin kërkesa ekonomike dhe pas andej filluan dhe u orientuan në kërkesa politike”, tha mes tjerash, Sadulla Duraki.
“Me rastin e fillimit të luftës për çlirim kombëtar nuk mund ta harrojmë rastin e Hysni Shaqirit, deputetit të atëhershëm që bëri buj duke lënë fotelen e politikanit dhe doli dhe iu bashkua radhëve të UÇK-së”, tha mes tjerash, Avni Dehari.
Në këtë akademi solemne u shfaq edhe një film dokumentarë kushtuar ngjarjeve të demonstratave të vitit 1981. RTVM2