Beteja për këshilltarë në Këshillin e Komunës së Kumanovës ka përfunduar.
Qytetarët e Kumanovës votuan për 13 lista këshilltarësh për 33 këshilltarë në Këshillin e Komunës së Kumanovës.
Sipas KSHZ-së në bllokun e partive shqiptare në Komunën e Kumanovës fitues është BDI me 5,060 vota ose 10,94%, e ndekur nga Koalicioni “Pastër” ASH&AAA me 2,556 ose 5,53%, BESA me 1,232 ose 2,66% dhe PDSH me 300 vota ose 0.65%, raporton tvfesta.
Ndërsa në bllokun maqedonas lista e LSDM-së ka fituar numrin më të madh të votave me 11,727 vota ose 25,36%, e ndjekur nga lista e pavarur e Ivana Gjorgjievska – 10,267 ose 22.20% dhe e treta është VMRO -DPMNE me 8,807 ose 19.04%, E majta – 2,021 ose 4,37%, LDP-DOM me 1,012 ose 2,18%, IQ Suzana Gjorgjevic – 692 – 1.50%, IQ Millos Stamenkoviq – 579 – 1.25%, Integra – 197 ose 0,43% dhe EM – 190 ose 0,41%,
Rreth 1,200 vota nevojiten për të fituar një vend këshilli.
Shpërndarja e forcave në Këshillin e ri do të jetë 10 për LSDM, 8 lista e pavarur “Për Kumanovën tonë”, VMRO-DPMNE – 7, BDI – 4, Koalicioni “Pastër” – 2, Levica dhe Besa nga 1 këshilltarë./tvfesta